Infermieri i Kirurgjisë Digjestive 1 në QSUT, Enver Maloku ka humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, me anë të një statusi në rrjete sociale.
"Nderron jete nga covid-19 Infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku. Humbje e madhe per familjen por dhe per koleget dhe pacientet qe e njohen. Do te kujtojme gjithmone te qeshur dhe te gatshem per ti sherbyer pacienteve ashtu si vetem ti dije.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe miqve te tij.
Humbje qe na trishton te gjitheve.
Fatkeqesisht askush nuk eshte imun ndaj ketij virusi vdekjeprures sidomos infermieret qe jane kontakti i pare ne frontin e pare te luftes kunder ketij virusi", shkruhet në njoftim.
