Nga Shqipëria / E Hënë 9 Nëntor 2020, 17:05

Rekord i zi/ 12 qytetarë humbin jetën nga Covid-19, mes tyre një 34-vjeçar nga Durrësi

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 12 qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar në 571 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.