Pëgjatë ditëve të fundit në spitalin Infektiv është krijuar një situatë kaotike. Vetëm të dielën, 8 ambulanca prisnin në rradhë që pacientët brenda tyre të shtroheshin në spital.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur së fundmi rreth situatës në fjalë. Ajo ka treguar se fluksi i ambulancave ka ndodhur për shkak të hapjes së spitalit Covid-3.
“Në momentet kur shtohen rastet do kemi shtim të pacientëve që kanë nevojë për ndihmë spitalore. Në spitalin Infektiv është edhe Covid-3. Ndejtja nuk është për shkak të mungesë së kapaciteteve por sepse ata kontrollohen dhe bëhet një lloj vlerësim i situatës së tyre.
Pra nuk është ajo ideja që janë në ambulancë. Është një ambulancë, por janë me monitor dhe oksigjen. Ata që kanë pasur tregues për t’u shtruar janë sistemuar. Nuk ka pasur në asnjë moment mbushje të vendeve”, është shprehur Rakacolli.
