Nga Shqipëria / E Hënë 9 Nëntor 2020, 16:04

E fundit/ Mbyllet Shqipëria, oraret e reja të lëvizjes për tre javë

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të rikthejë masat kufizuese në vend pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus.

“Mblidhemi sot këtu. Komiteti teknik i ekspertëve ka analizuar situatën. Në përputhje me zhvillet e situatës në rajon kemi analizuar me hollësi rezultatin e masave dhe eksperiencën e vendeve. Kemi evidentuar se gjatë kësaj periudhe është vënë re shtim i infeksioneve. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet kur akoma nuk ka një mjekim specifik mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet dhe rekomandimet e OBSH komiteti propozon të merren disa masa. Vlerësojmë se duhet të ndërmarrim këto masa:

Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00 në të gjithë vendin

Të ndalohen baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në orën 06:00

Propozojmë smart working për administratën publikeKëto masa hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasin për tre javë”

Burimi: abcnews.al