Sipas rezultateve të studimit të fundit vaksina e parë e koronavirusit mund të parandalojë deri në 90% prekjen nga COVID-19. Kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin, u shprehën zhvilluesit e kësaj vaksine Pfizer dhe BioNTech. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende.
Provat janë kryer në SHBA, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi dhe tregojnë se mbrojtja prej 90% arrihet shtatë ditë pas dozës së dytë, pasi për të pasur rezultat nevojiten 2 doza në një afat kohor 3 javë njëra nga tjetra.
Profesor Ugur Sahin, një nga themeluesit e BioNTech, i përshkroi rezultatet si një moment historik.
Kompanitë thonë se do të kenë të dhëna të mjaftueshme të sigurisë deri në javën e tretë të nëntorit për të çuar vaksinën në instancat e tjera.
Vaksina e ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’ po planifikon të prodhojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti, rreth 1.3 miliardë në fund të 2021.

