Nga Shqipëria / E Hënë 9 Nëntor 2020, 11:11

U infektua me Covid-19, ndahet nga jeta ish-deputeti i PS dhe trajneri i mundjes, Shkëlqim Troplini

Ish-deputeti i PS dhe trajneri i mundjes, Shkëlqim Troplini është ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e infektimit me Covid-19. Prej javësh Troplini ishte infektuar me Covid-19 dhe po merrte mjekim në shtëpi. Kur gjendja e tij u përkeqësua, Troplini u dërgua me urgjencë në spital dhe u fut në intubim.

Shkëlqim Troplini ka qenë një ndër lojtarët më të sukseshëm të mundjes shqiptare. Në vitin 1994 ai u shpall kampion Kombëtar në xhudo. 55 vjeçari ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Atlantës në vitin 1996, ndërsa është renditur mes 8 lojtarëve më të mirë në kampionatin Europian të Mundjes në vitin 1995.

Burimi: newsbomb.al