Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka folur për eksperiencën me Covid duke u shprehur se ishte një ndër eksperiencat më të këqija të përjetuara ndonjëherë.
“Pak nga pak, pasojat e Covid po zhduken. Ishte një nga përvojat më të këqija të jetës sime. Unë i kuptova dhe ndava vuajtjet e shumë njerëzve të sëmurë dhe të shumë njerëzve të pikëlluar nga sëmundja e të dashurve të tyre. Nuk mund të them se ndihem mirë kur rreth nesh ka ende spektakël të dhimbjes, pikëllimit, krizës që për shumë familje dhe biznese mund të thotë shkatërrim”, tha Berlusconi.

83-vjeçari u shtrua në spitalin “San Raffele” të Milanos pas infektimit nga Covid-19, ku qëndroi 12 ditë rresht.
