Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 23:11

'Ishalla nuk është ai që është lidhur Jonida', Bora tregon takimin e parë me Donaldin

Moderatorja bukuroshe Bora Zemani ishte e ftuar sot në puntatën e parë të emisionit "Binjakët", një format që rikthen në ekran vëllezërit Veshaj. Gjatë intervistës me Donaldin, Bora tregoi si reagoi kur e ka parë për herë të parë dhe është shumë interesante. 

"Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida", u shpreh Bora.

Donaldi tregoi se nuk dëshironte ta ftonte Borën në emision, por u detyrua ta bënte sepse nuk i kishte ardhur i ftuari që kishin planifikuar.

"Binjakët show" transmetohet çdo të diel në Vizion plus.