Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 20:08

'Prano humbjen', Melania ndryshe i thotë Trumpit privatisht, ndryshe thotë publikisht

Melania Trump ka reaguar për herë të parë pasi Donald Trump humbi zgjedhjet. Në një postim të publikuar në Twitter, Melania ndau qëndrim të njëjtë me bashkëshortin e saj, se votat duhet ende të numërohen.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë, e ligjshme ose jo duhet të numërohet. Ne duhet të mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë“, shkruajti ajo.

Mirëpo ndryshe e këshillon ajo Trump-in privatisht. CNN, duke cituar një burim pranë familjes presidenciale raportoi se Zonja e Parë Melania Trump iu është bashkuar zërave të rrethit të ngushtë që po e këshillojnë Donald Trump që ka ardhur koha për të pranuar humbjen.