Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 19:07

Pasi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, aktorja shqiptare flet për divorcin me ish-bashkëshortin

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi pak kohë më parë konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin Keith Groeneveld, i lindur në Afrikën e Jugut dhe rritur në Belgjikë.

Më parë, Matoshi ka qenë e martuar me biznesmenin Albert Sylejmani. E ftuar së fundmi në emisionin “Tetë a tetë”, aktorja ka rrëfyer arsyet që e çuan drejt divorcit. 

“Sigurisht që divorci nuk është një gjë që duhet me u gëzu, ajo vjen nga diçka që nuk e pret ose ti nuk ke pasur qëllime të tilla, ajo ka ndodhur. Periudhën sa kam qenë e martuar, kam qenë e lumtur. Kam pasur një moment kur gjithçka u thy shpirtërisht emocionalisht dhe fizikisht shumë rëndë. Periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim, por i kam pasur vetëm dy mundësi; me shkatërru veten apo me ec përpara, dhe kam zgjedhur të eci përpara për hir të fëmijëve të mi që ata janë qenia më e pafajshme në botë. E kam vuajtur një periudhë, derisa jam koncentruar të bëj vetëm gjëra të mira dhe jam shumë e lumtur që nuk ja kam lejuar vetes që diçka e madhe të më hedh poshtë. E kaluara ime mbetet e kaluar, por jam femër ambicioze, kam shumë gjëra për të bërë që lidhen me artin, me vështirësi pa vështirësi, me shkolla me detyra me gjithçka”, u shpreh Matoshi.