Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 18:06

'Shpirt i motrës...', Nora Malaj humb njeriun e dashur: Mallkuar qoftë ky Covidi

Ish-zv.ministria e Arsimit, Nora Malaj ka bërë të ditur se shkrimtari i njohur Latif Ajrullai ka ndërruar jetë si pasojë e Covid. Malaj shkruan se shkrimtarin e kishte si vëlla dhe ai gjithashtu e thërriste atë motër. 

Malaj shprehet se ndarja nga jeta e Ajrullait i ka lënë dhimbje dhe malkkon virusin që po merr jetë njerëzish një nga një.

Postimi i Malajt: "Dy fjalë lamtumire për ty vëllaçko!
Ra ky mort dhe unë sot dua të shkruaj dy fjalë shpirti për ty! Mbrëmë terë natën nuk kam mbyllur sytë! Një telefon i Ritës më shkundi ka vendi kur më shkroi. "Nora, më iku Latoja... Vëllain tënd ma mori Corona"
Telefoni më ra nga dora dhe nuk munda ta besoj që ky lajmkobi i zi të ishte i vërtetë! Teksa flisja me Ritën, dëgjoja nga ana tjetër e telefonit ngashërimin e saj që nuk kishte të sosur.
E pabesueshme... Asnjehere nuk mund ta coja në mend që vdekja do t’i qendronte kaq pranÄ? ketij njeriu vital... Nuk mund ta besoj që i miri Lato, njeriu plot mirësi dhe vizionari, që beri evolucion në botën e teksteve mësimore dhe platformës dixhitale sot po udhëton drejt Parajsës duke na lënë nje trishtim te madh familjarëve të tij, Ritës që sot nuk mund ta kuptojë se Laton nuk e ka në krahë, Dritës, Dritonit, Sofianës, Semelës dhe Erdetës, fëmijëve te tu, që i deshe, nuk i ndave e i ndihmoje pafund, për t’u bërë sa me te bukur e të lumtur jetën, nipave që e adhuronin gjyshin - shok dhe të gjithë ne miqve e mikeshave që e deshëm aq shumë dhe që nuk do ta kemi të lehtë ta përballojmë ikjen e tij pa kthim. Ti shpirt i motrës (se une per ty isha motra e madhe) ishe një njeri fisnik dhe nje njeri vizionar për jetën. Ke thyer aq shumë tabu dhe ndërtove aq realitete të vërteta, saqë rralle kush mund ti bënte. Së bashku jemi takuar në 2000 dhe për njëzet vjet nuk jemi ndarë. Miqësia jonë, nepermjet Ritës, si mikja e saj me e vecantë u fuqizua aq shumë, saqë ti më quajte motër e madhe dhe unë vëllai që nuk ma kishte berë mamaja.
Ti ke qënë i vetmi burre që Rita i ka kushtuar vargjet lapidar: “Për atë burrë që di të rroj për një grua dhe për atë burrë që di të vdes për nje grua“
Sa shumë kujtime që kam me ty dhe me Ritën vellacko, nuk di nga t’ja nis. Më kujtohet që sa shumë u merzitet kur mami më nderroj jetë se e kishit njohur dhe e donit të dy. Sa shumë mesazhe kurajoje më kedërguar kur kalova Covidin dhe sa shumë u gëzuat për mua. Po tani cfarë duhet të them unë për ty??!?? Sot është nje ditë ku dhimbja është ulur kembekryq te miq e tu i miri i motrës. Po tani si ta ngushëllojmë Ritën... Ishte një ikje pa kthim që na hapi nje plagë të madhe... Nuk me ka pushuar tel nga mesazhet e ngushëllimit për ty. Po prap asgjë nuk më ngushëllon. Prehu në Paqe i miri i motrës e qofsh i Parajsës e engjell mbrojtës për Ritën, femijët e të gjithë miqtë e tu që të deshën aq shumë... Une po pi kafen e hidhërimit e bashkë me të po derdh lotët e dhimbjes që na la ikja e papritur... Mallkuar qoftë ky Covid që po na i merr njerëzit e shtrenjte nje e nga një... Do na mungosh, por do jesh me ne perherë, se shpirti yt është mes nesh! Të kam shume po shumë xhan shpirt i motrës! Pusho në Paqe se tërë jetën e kishe luftë përpjekje për të dhuruar mirësi e dashuri rreth teje! Sot Ritën e ke plagosur... ketë dhe ti e di. Vetë kjo nuk mund të besohej... Ende më duket si ëndërr... Bekimet e Zotit, qofshë i Parajsës o Latoja yne!"