Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 17:05

'Love story' është gati, zbulohen pamjet nga skena spektakolare

Shumë shpejt në TV Klan do të nisë spektakli i dashurisë "Love Story", një dating show nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.

Mesa duket çdo gjë është gati dhe këtë e ka zbuluar me videon e fundit, Saimiri, beqari që do u vjedhë zemrat vajzave konkurrente. 

Saimiri ka ardhur nga Gjermania dhe ka publikuar një video nga skena spektakolare, ku do të mbahet "Love Story". 

Sajmiri është  33 vjeç, jeton dhe punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, me profesion financier, sipërmarrës i disa bizneseve dhe që vjen nga një familje me vlera.