Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 17:05

Covid-19 i mori të atin, Viola Spiro ndan kujtimet prekëse pranë tij (Foto)

Pak ditë më parë, moderatorja Viola Spiro humbi të atin nga Koronavirusi, në moshën 63-vjeçare. Ai po kurohej në Turqi, mirëpo fatkeqësisht nuk e fitoi dot betejën.

Viola reagoi me anë të një statusi në rrjete sociale, ku shkroi: "Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur."

Së fundmi, ajo ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura pranë të atit. “Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im…”, ka shkruar Viola.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Do qeshim gjithmone bashke si ne foton tone te fundit, babka im...ð???

A post shared by V (@violaspiro) on