Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 16:04

Dy qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit, 2 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 559 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, betejën nuk e kanë fituar një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.