Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 7 nëntor 2020
Në 24 orët e fundit Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord të zi infektimesh. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1942 testime janë konfirmuar 501 raste me koronavirus si asnjëherë më parë brenda një dite.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë,
30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës,
16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,
10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,
6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë,
3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,
2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid në vendin tonë e kanë fituar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë.
