Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 13:01

Kaos në Infektiv/ 8 ambulanca në rradhë, flet qytetarja: Po presim prej orësh

Në spitalin "Infektiv" është krijuar një situatë kaotike. Tetë ambulanca presin në rradhë që pacientët që jane brenda tyre të shtrohen në spital.

Një qytetare ka treguar për "Abc News" se po pret përgjigje për kunatin e saj, i cili prej tre orësh vijon të qëndrojë në ambulancë pa përgjigje.

"Kam vëllain e burrit. Bëmë një vizitë te dispanseria dje dhe na thanë se ka ftohje. E thirrën dje këta të urgjencës dhe thanë sille të vijë në spital. E sollëm dhe ka dy tre orë në autoambulancë. Desha të bëj thirrje për ministren që të vejë dorën në zemër sepse jemi njerëz të thjeshtë dhe prapë shesim shtëpitë për të shpëtuar jetën.

Ai është 69 vjeç nuk ka sëmundje të tjera. Ne për të mirë e sollëm këtu jo për ta lënë si qen aty. Ka të tjerë që kanë edhe 6 orë që rrinë aty me autoambulanca janë gjynah”, është shprehur ajo.