Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 12:12

Klea dhe Elgiti puthen në buzë, reagimi i Kridit na shkriu zemrën

Me datë 4 qershor, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Krid.

Këtë të dielë, Elgiti ka ndarë një postim të ëmbël me ndjekësit në Instagram. Postimi i tij tregon si ka reaguar Kridi kur ka parë një foto të mamit dhe babit duke u puthur. Vogëlushi ka vendosur dorën e tij të vockël mbi imazh.

Elgiti e ka shoqëruar postimin me një zemër të kuqe, ndërsa Klea ka komentuar: "O dora e vockël e mamit o jetë".