Aktori i njohur Koço Devole u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pas disa ditësh i shtruar në spitalin "Infektiv".
Infermieri Korab Gjana, nga Infektivi, ka treguar bisedën e fundit me aktorin. Ai ishte shprehur se "virusi po i merrte shpirtin".
“Ne mengjes kur po shikoja me nxitim te semuret me radhe… Kur mberrij tek dhoma e shtrimit te Kocos… he mo Koco si je sot? Ahh mor Korab si te jem me pergjigjet. Cfare dreq virusi paska qene ky qe po ma merr shpirtin…Njeriu qe do i mungoj cdokujt! Ky virus ste kurseu as ty”, është shprehur infermieri.
Devole ishte infektuar nga Koronavirusi dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e sëmundjes së leuçemisë.
Burimi: "Abc News"
