Nga Shqipëria / E Diel 8 Nëntor 2020, 09:09

Arti në zi/ U infektua me Koronavirus, ndahet nga jeta Koço Devole

Aktori i mirënjohur Koço Devole ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare. Prej ditësh ai ndodhej i shtruar në spitalin "Infektiv", në gjendje të rënduar për shkak të Koronavirusit.

Me datë 31 tetor Devole u konfirmua negativ, mirëpo gjendja e tij shëndetësore u rëndua si pasojë e sëmundjes nga e cila vuante më herët, leucemia.

Burimi: "Top Channel"