Pak kohë më parë Gjiko i ftuar në emisionin "NIN" deklaroi se ai nuk e lejon Elitën ta ftojë në emision Milaim Zekën. “Milaim Zeka është shumë i rëndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo!”, u shpreh Gjiko e pas kësaj deklarate u publikua një video që tregonte se Milaimi e kishte ngacmuar me shaka Elitën kur ishte i ftuar në një prej emisioneve të saj.

Mbrëmjen e sotme Gjiko dhe Milaim Zeka u përballën me njëri-tjetrin, të ftuar në "Shiko kush luan".

Elita i tha Gjikos që mos t'ja ndalojë intervistat me Milaimin, por të përballet me të “live” në “Shiko Kush LUAN” dhe t’ja kthejë në të njëjtën mënyrë e “ngucja grunë”.

Situata u kalua me shaka nga çiftet, pasi Milaimi i tha se ishte një kompliment nga ana e tij ndaj Elitës.

