Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Nëntor 2020, 22:10

Alban Ramosaj largohet përfundimisht nga Shqipëria, ja ku do jetojë këngëtari

Këngëtarin shumë të pëlqyer nga publiku, Alban Ramosajn kohët e fundit e kemi parë shpesh të udhëtojë në Spanjë dhe mesa duket ai ka vendosur të ndërtojë jetën e tij atje. 

“Prive” ka mësuar se Ramosaj është zhvendosur në Spanjë dhe ka vendosur të distancohet nga Shqipëria.

Thuhet se ky është një vendim personal i këngëtarit teksa nuk dihet nëse nga Spanja do të na sjellë projekte të reja muzikore. 

Kujtojmë që Albani ka lindur në Holandë dhe fëmijërinë e ka kaluar atje.