Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump. Biden reagoi me një status në rrjete sociale, pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, shkroi Biden.

Biden është i martuar me Jill Biden, e cila tashmë pritet të jetë Zonja e Parë e Amerikës. Jill është 69 vjeç. Ashtu si Biden, edhe ajo kishte një martesë të mëhershme, me Bill Stevenson, një ish-futbollist kolegji, me të cilin kishin lidhur kuror në shkurt të vitit 1970.

Jill dhe Joe Biden u martuan në vitin 1977. Çifti ka një vajzë 39-vjeçare.

Nga martesa e tij e parë me Neilia Hunter, Biden ka edhe tre fëmijë.

