Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Nëntor 2020, 19:07

'Faleminderit që më zgjodhët', Biden shpall fitoren: Do jem president i të gjithëve

Pas numërimit të votave në Pensilvani që i japin atij një avantazh kundër Trump, Joe Biden ka shpallur fitoren. Biden ka publikuar një video në rrjete sociale, ku falenderon amerikanët që zgjodhën që ai të jetë Presidenti i radhës në SHBA.

“Jam i nderuar që më keni zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh. Puna që na pret do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Unë do të ruaj besimin që më keni dhënë”, shkruan Biden.