Fifi nuk ndalet dhe shumë shpejt do të rikthehet me një tjetër bashkëpunim. Këtë herë Fifi ka bashkëpunuar me Bardhin, reperi i cili u bë shumë i njohur me këngën "Betohemi".

"Prive" raporton se pjesë e këtij projekti do jetë edhe një DJ i njohur.

Duke patur parasysh talentin e Fifit dhe të Bardhit, jemi të sigurt që dyshja po përgatit një super hit që do të bëjë namin.

Na mbetet të presim edhe pak sepse kënga pritet të publikohet në dhjetor.


