Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Nëntor 2020, 16:04

Rëndohet bilanci/ 8 persona humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit 8 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 557 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.