Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Nëntor 2020, 16:04

E fundit/ 253 raste vetëm në Tiranë, Shqipëria shënon tjetër rekord infektimesh

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 7 nëntor 2020

Në 24 orët e fundit Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord të zi infektimesh. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1927 testime janë konfirmuar 495 raste me koronavirus si asnjëherë më parë brenda një dite.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë, 20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë, 12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë, 9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll, 3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë, 2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid në vendin tonë e kanë fituar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.