Nga Shqipëria / E Premte 6 Nëntor 2020, 23:11

U shërua nga Covidi, 66-vjeçarja nga Elbasani: Unë thërrisja një mjeke, ato vinin të gjitha

Një 66-vjeçare nga Elbasani është shëruar nga Koronavirusi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjete sociale një video të saj, e cila ka treguar si janë kujdesur për të në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”.

"Nëna ka ardhur këtu shumë e sëmurë, kam dy javë që ky staf i mrekullueshëm më ka ngritur në këmbë. Unë thërrisja një mjeke për të më bërë gjilpërën ndërsa ato vinin të gjitha. Nëna mos u mërzit se jemi neve më thonin. Ja ku erdhi momenti që unë të largohem me këmbët e mia”, shprehet 66-vjeçarja.