Disa orë më parë, përmes një videoje në Instagram, shefi i kuzhinës Renato Mekolli njoftoi se një nga konkurrentet e "Hell's Kitchen" ka përfunduar në spital, gjatë transmetimit të programit.

Në puntatën e mbrëmjes së sotme është zbuluar se bëhet fjalë për Xhesin, konkurrentja që u dogj me vaj të nxehtë javën që lamë pas. Asaj i ra vaji mbi këmbë, duke bërë që të shpërthente në lot dhe britma nga dhimbja. (Lexo këtu)

Pas incidentit të dhimbshëm, Xhesi është dërguar në spital.
