Nga Shqipëria / E Premte 6 Nëntor 2020, 20:08

Tayna apo Melinda? Rina i habit të gjithë me përgjigjen

Tayna, Melinda dhe Rina janë parë dhe komentuar gjithmonë si rivale. Në të shkuarën, vajzat nuk i kanë kursyer thumbimet apo diss-et kundrejt njëra-tjetrës.

Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar, së paku për reperen Rina Balaj! Ajo ishte e ftuara e rradhës në "After Party-n" e Luana Vjollcës, ku gjatë pyetësorit u vendos para zgjedhjes "Tayna apo Melinda?".

"Të dyja", u përgjigj Rina, duke i habitur të gjithë me përgjigjen e saj. Siç duket, reperja nuk i konsideron vajzat si rivale, madje i simpatizon të dyja si artiste.