Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një foto nga Instastory i Miss-it shqiptar, Blerta Veseli. Ajo kishte publikuar një foto të Majkut, duke i bërë të gjithë të aludonin rreth një romance të mundshme.

Ditën e sotme, lidhur me lajmin në fjalë, Blerta u shpreh "Është një lojë, qetësohuni!", ndërsa së fundmi ka reaguar dhe reperi.

Ai ka treguar për "Iconstyle" se nuk është në një lidhje dashurie me Miss-in dhe çdo gjë që ka qarkulluar në rrjet këto dy ditë, nuk ka qenë e vërtetë.






