Nga Shqipëria / E Premte 6 Nëntor 2020, 17:05

'Ups e thashë!', Enca sapo hodhi një goxha thumb, por me kë e ka?

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia numëron një numër të madh ndjekësish në rrjete sociale, mirëpo jo të gjithë i pëlqejnë fotot e saj. Kjo është vënë re nga këngëtarja, e cila nuk e ka kursyer një thumb në Instastory.

“Njerëzit që të ndjekin por s’të bëjnë kurrë like, ta shpifin! Ups, e thashë!”, ka shkruar ajo.

Enca ndiqet nga fansa, kolegë, familjarë dhe miq. Nuk dihet nëse thumbi i saj shkon për dikë specifikisht apo për të gjithë që ia përtojnë një pëlqim në Instagram.