Geri dhe Ina është çifti i parë i krijuar nga emisioni "Përputhen". Dyshja morën pjesë në sezonin e parë të programit dhe vendosën që të dilnin prej tij çift.

I ftuar së fundmi në "Shqipëria Live", Geri tregoi se është bërë më i njohur pas emisionit dhe fama e ka ndihmuar në punën e tij. Sa i përket lidhjes me Inën, Geri tha se ngarkesa e shumtë e punëve ka sjellë që të kenë një krisje të marrëdhënies.

“Nuk mund ta quajmë ndarje por krisje për shkak të ngarkesës së punëve, s’kemi pas kohë për njëri tjetrin, s’kemi kohë për njëri-tjetrin s’ke ç’bën. Për momentin nuk kam kohë të njoh dikë tjetër. Mund edhe të rregullohen gjërat mes nesh”, tha Geri.





