Gjatë 24 orëve të fundit 6 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 549 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 66-vjeçare nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kukësi, dy 75-vjeçarë nga Tirana, një 79-vjeçar nga Elbasani dhe një 81-vjeçar nga Kavaja.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,861 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
