Nga Shqipëria / E Premte 6 Nëntor 2020, 16:04

Si kurrë më parë, Shqipëria shënon rekord infektimesh nga Covidi

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 6 nëntor 2020

Në 24 orët e fundit Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord të zi infektimesh. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1954 testime janë konfirmuar 489 raste me koronavirus si asnjëherë më parë brenda një dite.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 350 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,861 që nga fillimi i epidemisë.