Nga Shqipëria / E Premte 6 Nëntor 2020, 15:03

E konfirmuar: Jonida Vokshi do të prezantojë 'Festivalin e Këngës', ja kë do ketë në krah

Aktorja shumë e pëlqyer nga publiku, Jonida Vokshi do të prezantojë këtë fundvit "Festivalin e Këngës". Lajmi është konfirmuar nga vetë Jonida, një ditë pasi u shpreh në “Wake Up” se po e mendon ftesën për të prezantuar festivalin.

Mirëpo mesa duket Jonida e ka vendosur tashmë dhe do ta shohim si moderatore në skenën e Festivalit të Dhjetorit, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e festivalit.

Jonida do të prezantojë krah gazetarit të njohur Blendi Salaj.