Nga Shqipëria / E Premte 6 Nëntor 2020, 13:01

E goditi me sqepar, gruaja bën për spital burrin në Kurbin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Sanxhak në afërsi të Kurbinit. Një burrë 61-vjeçar ka debatuar me bashkëshorten e tij, debat i cili më pas ka degraduar në dhunë.

"Abc News" mëson se 61-vjeçari ka qenë në efektin e alkoolit, ndërsa ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij rreth 58–vjeç. Ky ka qenë edhe momenti ku gruaja ka goditur burrin me një mjet të mprehtë (sqepar) në kokë.

Ngjarjen e ka raportuar vetë 58-vjeçarja në Komisariatin e Policisë, e cila mësohet se është arrestuar nga forcat blu dhe ndodhet në dhomat e izolimit. Ndërkohë 61-vjeçari i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë. Çifti mësohet se janë prindër të 10 fëmijëve.

Burimi: abcnews.al