Nga Shqipëria / E Premte 6 Nëntor 2020, 10:10

'T'i pres flokët, ik ore palaço', sherr mes Fatjonit dhe Arjonit në 'Përputhen', Tea e lënduar

Debate të forta ka pasur në puntatën më të fundit të "Përputhen". Pas takimit të Teas dhe Beartit, Arjoni nisi të komentojë duke thënë se nuk i pëlqeu takimi dhe se Tea i duket më e dhënë ndaj tij, gjë kjo që u mohua kategorikisht nga 21-vjeçarja, e cila theksoi se Arjoni është personi që e ka fyer më shumë në jetë.

Kjo lidhet me një episod të ndodhur në takimin mes tyre. Tea i tha Arjonit në takim se do të dëshironte të kërcente, ndërsa ai tha se nuk dinte të hidhte asnjë hap. Ndërkohë në studio, ai ftoi në një takim Anën, gjë e cila la të mërzitur Tean.

Ndërkaq, në një moment, Fatjoni dëshironte të replikonte, por Arjoni iu drejtua me fjalët “një sekondë se do të flas unë, merru me ato Giveway-t e tua”

“Ej t’i pres flokët unë, të lë pa flokë”, iu kthye Fatjoni

Debati i plotë:

Arjoni: Një sekondë se do të flas unë, merru me ato Giveway-t e tua.

Fatjoni: Ej t’i pres flokët unë, të lë pa flokë.

Arjoni: Mos u kap me mua.

Fatjoni: Mos më thua mua rri.

Arjoni: Pusho tani, palaço.