Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Shehu ishte e ftuar në emisionin "Abc e Pasdites", ku foli rreth largimit të saj nga Top Channel.

Gjatë intervistës, ajo bëri me dije se emisioni "Soiree" është mbyllur për shkak të Koronavirusit. Ajo dhe stafi ishin vënë në pozitë të vështirë nga situata e pandemisë.

“Soiree ishte një projekt i një ekipi që u bën bashkë dhe menduan që të bënin diçka të bukur, ndryshe. Dhe për mua ishte diçka ndryshe nga ato që kisha bërë deri në atë moment. Për fat të keq ne u detyruam ta ndërprisnim dhe ka shumë njerëz që më shkruajnë akoma ‘A do të filloj programi?” Situata e pandemisë na vendosi në pozita të vëshitra që nuk dinim më si do të realizohej ky proces, dhe u vendos si nga ne, por dhe televizioni që ishte bashkprodhue ta ndalonin”, tregoi Jonida.




