Nga Shqipëria / E Enjte 5 Nëntor 2020, 20:08

Kryebashkiakja e Përmetit del me Koronavirus, ja gjendja e saj shëndetësore

Kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale. Hoxha është karantinuar dhe aktualisht po e vazhdon punën nga shtëpia.

Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm.

Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, ka njoftuar ajo.