Nga Shqipëria / E Enjte 5 Nëntor 2020, 18:06

Nuk e ndan nga vetja as gjatë xhirimeve, Arbana Osmani pozon me vogëlushin Diell

Muajin që lamë pas, moderatorja e njohur Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin unik, Diell.

Arbana nuk e ka zbuluar ende portretin e të voglit, mirëpo nuk i ka kursyer pozat e ëmbla pranë tij në Instagram. Ajo e merr me vete dhe kur duhet të punojë, pasi Dielli ende s'ka mbushur një muaj.

Moderatorja ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shihet duke u përgatitur për një reklamë me vogëlushin në krah. “Si duken këto ditë përgatitjet për të xhiruar”, ka shkruar ajo krahas fotos.