Nga Shqipëria / E Enjte 5 Nëntor 2020, 16:04

E pabesueshme/ Meri Gjini parashikoi gjithçka mbi zgjedhjet në SHBA

Astrologia Meri Gjini e ftuar në ABC tre ditë më parë bëri parashikimin për muajin nëntor dhe për zgjedhjet në SHBA. Meri u shpreh se rezultati i zgjedhjeve do të vonojë dhe do na kujtojë zgjedhjet shqiptare.

"Rezultati i zgjedhjeve në Amerikë do të vonojë, do na kujtojë zgjedhjet shqiptare, jo po ashtu, jo po kështu, jo po do shtyhet, jo po është vjedhur, jo po s'është vjedhur", tha Meri.

Mesa duket Meri paska patur të drejtë pasi ende nuk kemi një fitues nga zgjedhjet, edhe pse Biden deri tani ka më shumë vota se Trump.

Ndërkohë sot u raportua se Trump dëshiron të ndalojë numërimin në Pensilvani, Wisconsin, Georgia dhe Michigan, duke pretenduar se ka mashtrim të votave.

Zgjedhjet presidenciale 2020 kanë kaluar çdo parashikim. Përveçse pati një rekord pjesëmarrësish, situata është nxehur dhe në disa shtete ka patur protesta.