Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 5 nëntor 2020
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit Shqipëria ka shënuar një rekord të zi infektimesh. Nga 1744 testime janë konfirmuar 421 raste me koronavirus si asnjëherë më parë brenda një dite.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë, 15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër, 11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, 8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër, 6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje, 4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë, 2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.
