Prej disa javësh në media po përflitet për një ribashkim të çiftit shumë të komentuar, Mozzik dhe Loredana. Shkak u bënë postimet e tyre në vende të njëjta dhe fotot ku Loredana shfaqej me bluzat e reperit.

Sot këtë ribashkim duket se e ka konfirmuar edhe vetë Lori me postimin e fundit në Instastory.

Reperja publikoi një foto të Mozzik, ku shihet në liqenin e Jazhincës, por u pendua dhe e fshiu pas disa minutave.

Kujtojmë që pak ditë më parë çifti u fotografua së bashku në një hotel në Kosovë. "Telegrafi" arriti të sigurojë këto foto ku Mozzik dhe Loredana janë parë sërish bashkë duke kaluar kohë me njëri-tjetrin, ndërsa kanë qenë të shoqëruar edhe nga persona të tjerë.






