Nga Shqipëria / E Enjte 5 Nëntor 2020, 11:11

'Një nga njerëzit më të mirë që njoh', Bleona Qereti: Nuk ka logjikë të mos fitojë Trump

Këngëtarja shqiptare me famë në SHBA, Bleona Qereti e ka shprehur gjithmonë mbështetjen e saj për Trump. Në një intervistë për ABC News, Bleona, e pozicionuar karshi republikanëve, u shpreh e bindur se këto zgjedhje i fiton Trump.

“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes.  Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë.”

Bleona tregoi se është përfshirë në fushatën që u bë në Michigan duke qenë se aty ka shumë shqiptarë.

“Shqiptarëve u kam kujtuar që të mos harrojnë nga vinë… Nga një vend socialist. Trump është një nga njerëzit më të mirë që njoh.”