Nga Shqipëria / E Enjte 5 Nëntor 2020, 09:09

Pasi bënë publike lidhjen, futbollisti afrikan emocionon me fjalët për aktoren shqiptare: Je bekim nga Zoti

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi pak kohë më parë konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin Keith Groeneveld, i lindur në Afrikën e Jugut dhe rritur në Belgjikë.

Së fundmi Keith ka ndarë një fotografi në rrjete sociale ku shfaqet krah artistes dhe ka bërë dhe një dedikim emocionues për të.

“Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë të jem version i një personi më të mirë për veten, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua. Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, ka shkruar ai.

Në një intervistë për “Prive” aktorja rrëfeu sesi ka lindur historia e tyre e dashurisë.

"Unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë. Unë më përpara nuk e kam njohur Keithin, as Keithi nuk e ka ditur kush jam unë", tha aktorja.

Ndërkohë futbollisti tregoi: “Për herë të parë e pashë në Dar, vura re se ka një zemër të mirë dhe të madhe. Është shumë e sjellshme, pastaj herën e parë që dolëm për darkë folëm për shumë gjëra. Folëm për jetën e saj, jetën time dhe për gjithçka. Për planet dhe synimet tona dhe pastaj më “zuri”. Kjo përshtypje dhe mbeti në mendjen time gjatë gjithë kohës.”