Numërimi i votave për President të SHBA-së vazhdojnë dhe deri më tani, Joe Biden kryeson. Kanditati demokrat ka marrë 70.974.011 vota, ose 50.3%, ndërsa Trump 67.965.468, ose 48.1% të votave.
Biden ka mbajtur një fjalim nga Delaware, ku është shprehur se do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë si President i SHBA-ve. Ai është i bindur në fitoren e tij.
“Tani, pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë. Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar. Kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit. Fuqia nuk mund të merret ose pohohet. Ajo rrjedh nga njerëzit.
Dhe është vullneti i tyre që përcakton se kush do të jetë president i Shteteve të Bashkuara. Dhe tani pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se ne po fitojmë mjaft shtete për të arritur 270 vota elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.
Nuk do të ketë shtete të kuqe dhe blu kur të fitojmë. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk jemi armiq. Ajo që na bashkon si amerikanë është shumë më e fortë se gjithçka që mund të na copëtojë.
Tani është koha që ne të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë si amerikanë – të vendosim retorikën e ashpër të fushatës pas krahëve, të ulim temperaturën, të shihemi, të dëgjojmë njëri-tjetrin, të dëgjojmë përsëri njëri-tjetrin dhe të respektojmë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të bashkohemi, të shërohemi, të bëhemi së bashku si një komb”, u shpreh ai.
