Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Nëntor 2020, 22:10

Humbi jetën nga Koronavirusi, një muaj pas vdekjes republikani fiton zgjedhjet për deputet

David Andahl, një biznesmen dhe fermer nga Dakota Veriore, u nda nga jeta me datë 5 tetor pas një beteje me Koronavirusin.

Një muaj pas vdekjes së tij, kandidati republikan ka fituar zgjedhjet për deputet të Dakotës së Veriut. Ai ka marrë 35.53% të votave të përgjithshme.

"Ai ka qenë një nënpunës publik për shumë vite dhe mezi priste mundësinë pët të shërbyer në legjisaturën e shtetit. Ne jemi të trishtuar që dëshira e tij nuk do të realizohet. Ne ju falenderojmë të gjithë ju që keni mbështetur Davidin në të kaluarën dhe për
lutjet tuaja të vazhdueshme", ka deklaruar familja e të ndjerit.

Fitorja e Andahl pas vdekjes, ndonëse shumë e rrallë, nuk është e padëgjuar. Që nga viti 2000, të paktën pesë kandidatë të tjerë kanë fituar zgjedhjet pasi kanë vdekur.

Burimi: "CNN"