Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Nëntor 2020, 19:07

Zgjidhet senatorja e parë transgjinore në historinë e SHBA-së

Sarah McBride ka fituar garën e saj në Senatin e shtetit në Delaware, duke u bërë senatorja e parë transgjinore në SHBA. Ajo fitoi kundrejt republikanit Steve Washington.

"Shpresoj që sonte t'i tregoj një fëmijë LGBT se demokracia jonë është mjaftueshëm e madhe dhe për ato", është shprehur 30 vjeçarja.