Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Nëntor 2020, 16:04

Fansat dyshojnë se Nevina është shtatzënë pas kësaj fotoje, reagon moderatorja

Nevina Shtylla merr gjithnjë vëmendjen me fotot që publikon në rrjete sociale, por me foton e fundit ndjekësit kanë dyshuar për një shtatzëni. Shkak i këtyre aludimeve mesa duket është bërë fustani i gjerë që ka veshur moderatorja.

Nevina nuk ka ngurruar që përgjigjen njërës prej komentusve t'ja kthejë publikisht duke treguar se jo vetëm që nuk është shtatzënë, por kjo pyetje është bërë bezdisëse për personazhet e njohur.

"E keni seriozisht domethënë? Ka dalë në modë kjo pyetja a si?", ka shkruar Nevina.