Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Nëntor 2020, 14:02

'Prej ditësh kurohet në shtëpi', burri shtrihet te porta e 'Shefqet Ndroqit': Kam Covid-19

Një burrë, i cili dyshohet të jetë i infektuar me koronavirus, është shtrirë sot përpara derës së spitalit “Covid-2”.

Siç mëson Abc, burrë e grua, siç duken në foto, kërkonin ndihmë shëndetësore. Zonja u shpreh për Abc se prej disa ditësh ajo e ka kuruar bashkëshortin në kushtet e shtëpisë.

Për disa minuta ata qëndruan aty, më pas pasi gazetarja mori në telefon “127”,  dy infermierë erdhën dhe morën burrin e sëmurë. 

Burimi: abcnews.al